TERMAT DHE KUSHTET UNITED TRANSPORT SHPK

Menyrat dhe kushtet e ofrimit te sherbimit postar

1) Formulari shoqërues i dërgesës i United Transport Shpk (UT) është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga UT për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve postare që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e sherbimit postar të UT.

2) Dërguesi garanton që:
Çdo zë që cilësohet në faqen e pare përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
Në objektin postar që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
Objekti postar që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.

3) United Transport Shpk ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin postar, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. United Transport Shpk, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.

4) United Transport Shpk ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë objektin postar që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) derisa të paguhen.

5) United Transport Shpk kryen dërgesa postare me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj United Transport Shpk.

6) United Transport Shpk kryen shërbimet postare te “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.

7) Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e United Transport Shpk për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte postare), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
a) deri në shumën 3000 Lekë për dokument edhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekt postar,
b) në shumën reale të humbjes ose demit që paguhet për dokumentet ose objektet postare te siguruara,
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve postare, pa u marrë parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.

* Vlera reale konsiderohet:
a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,
b) për objektet postare – kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).

Sa thamë më sipër është e vlefshme edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara. Çdo sherbim postar ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare VMR, Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.

d) Per tejkalimin e afatit te dorezimit te objekteve postare te regjistruara dhe siguruara, brenda vendit, pertej normave te parashikuara, 500 (peseqind) leke per çdo dite vonese, por jo me shume se 5 000 (pese mije) leke.

8) Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon United Transport Shpk. Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti postar që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.

9) United Transport Shpk bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese postare apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mosdorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:

a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të keqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
c) Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim.

10) Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të United Transport Shpk ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga United Transport Shpk.

11) United Transport Shpk nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin. Në çdo rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e transportit të parave.

12) Per sherbimin kombetar pakot ose paletat nuk duhet te peshojne me teper se 150kg. Per sa i perket permasave, ato nuk duhet ti kalojne 150x120x90cm.

Per sherbimin nderkombetar pakot nuk duhet te peshojne me shume se 70 kilogram varur nga shteti ku dergesa i eshte paraqitur UT per transportim dhe shteti i destinacionit, siç eshte specifikuar ne Udhezuesit ose te kaloje 270 centimetra ose ne gjatesi ose nje total prej 419 centimetra ne gjatesi dhe perimeter te kombinuar.

13) Procedura per zgjidhjen e mosmarrevesheve / ankesave – E drejta e Pretendimeve

Te gjitha pretendimet kunder UT duhet te lajmerohen me shkrim po sa eshte e praktikueshme ne menyre te arsyeshme dhe ne çdo rast brenda 30 ditesh te marrjes te mallit ne rastin e demtimit (duke perfshire humbje te pjesshme te nje dergese) dhe ne rastin e vonesave brenda 30 ditesh qe mallrat vendosen ne dispozicion te personit qe ka te drejten e shperndarjes dhe ne rastin e humbjes brenda 60 ditesh qe mallrat i jane besuar UT per transport. Brenda afatit 30 ditor UT eshte e detyruar ti ktheje nje pergjigje per ankesen e ngritur klientit perkates kundrejt sherbimit postar. Ne rast se ankuesi nuk eshte dakort me pergjigjen e UT, ai ka te drejte ti drejtohet me nje ankese AKEP brenda nje afati 15-ditor. Veç kesaj, gjithe pretendimet kunder UT ne lidhje me çdo sherbim postar do te parashkruhen dhe mbyllen me skadimin e kohes, veç nese masa ligjore jane nisur dhe nje shenim i shkruar i tyre i eshte dhene UT brenda tete muajsh pas shperndarjes te mallrave ne fjale ose, ne rastin e mos-shperndarjes, brenda tete muajsh nga data e planifikuar per shperndarje. Ky kusht nuk do te ndikoje çdo te drejte qe derguesi mund te kete nen Rregullat e Konventes ose ligje te tjera kombetare te detyrueshme.

Aneks A Termat dhe kushtet per sherbimin nderkombetar

Shqiperia Tarifat per te derguar ngarkesa

Shperndarje me kohe dhe dite te percaktuar

UPS Express Plus®

Keto tarifa aplikohen kur pagesat e transportit jane faturuar ndaj nje personi ne shtetin dergues

Zona

Per te percaktuar numrin e zones, shiko fleten e zones

Pesha e vleresuar monetarisht

Tarifat jane bazuar mbi peshen totale aktuale ose peshen totale dimensionale te gjithe pakove ne ngarkese, cila eshte me madhe. Çdo fraksion i nje kilogrami mbi peshen e treguar merr tarifen tjeter me te larte.

Si te percaktosh peshen dimensionale

L W H = Pesha dimensionale

5000

L = gjatesia ne cms

W = gjeresia ne cms

H = lartesia ne cms

image

Ne rezervojme te drejten qe te ndryshojme keto rregulla brenda me standartet e industrise te transportit te mallrave.

Ngarkesa shtese

Keto tarifa jane perjashtuese te çdo ngarkese shtese ose çdo sherbimi jo te detyrueshem. Ju lutem shihni faqen e sherbimeve jo te detyrueshme dhe shtese per me shume detaje.

Taksa

Keto tarifa jane perjashtuese ndaj taksave. Ku eshte e aplikueshme.VAT do te kerkohet ne tarifen standarte.

Kutite Eksprese UPS

Kutite Eksprese UPS 10 Kg dhe 25 Kg mund te sigurohen duke marre ne telefon zyren tuaj lokale te UPS. Perfaqesuesi yne mund t’ju ndihmoje ju me permbushjen e transportit UPS dhe çdo dokument te kerkuar eksporti.

Nje fature tregtare eshte kerkuar. Informacioni mbi faturen do te perdoret per te percaktuar çdo tatim dhe/ose takse te ngarkuar nga shteti i destinacionit.

Rregullohet nje takim per te mbledhur dergesat

Per te rregulluar nje takim per te mbledhur dergesat ju lutem merrni ne telefon zyren tuaj lokale te UPS.

Shenime

1 Vetem per leterkembim dhe dokumente. Nuk ka kufizim mbi peshen ose numrin e faqeve qe ju mund te futni ne nje Zarf UPS Express® Plus.

2 Pesha maksimale per nje pako individuale eshte 70 kg. Ne qofte se ju keni nevoje te dergoni pako te vetme qe kalojne 70 kg ju lutem merrni ne telefon zyren tuaj lokale te UPS ose vizitoni www.ups.com per informacion shtese.

Qe te percakohet tarifa per nje dergese me shume pako qe peshojne ne total me shume se 70 kg, shumezo peshen totale (te rrumbullakuar ne kilogramin e plote pasues) me çmimin e duhur per kilogram te treguar. Vlera e faturuar do te jete rezultati i llogaritjes, ose tarifa minimale e treguar, cilado qe eshte me e madhe.

Shqiperia Sherbime jo te detyrueshme dhe shtese

Cilat sherbime jo te detyrueshme jane te disponueshme nga UPS?

Sherbime Pershkrimi Tarifa

Deshmi e Dorezimit (POD)

Ideale per klientet pa akses interneti. Me kerkese, UPS do te siguroje deshmi te dorezimit te dergeses tuaj permes faksit ose postes

4.50 EUR faturuar ndaj kerkuesit per çdo leter ose faks.

Vlera e Deklaruar per Transportim

UPS ne menyre automatike mbron çdo dergese perkundrejt humbjes ose demtimit, deri ne nje vlere te caktuar. Me Vleren e Deklaruar per Transportim, ju mund te rritni limitin e detyrimit per humbje te provuara duke deklaruar nje vlere me te larte per ngarkese ne dokumentin e transportit UPS. Vlera e mallrave te deklaruar mund te mos kaloje ne çdo rast 50 000 USD ose valuten ekuivalente per pako. Referoju Kushteve te UPS te Transportimit per me shume informacion.

1 % e vleres se mallrave te deklaruar per transportim ose nje minimum te 4.50 EUR.

Dorezimi te Shtunen

Per dergesa kritike ne kohe, UPS ofron lehtesine e Dorezimit te Shtunen. Ky sherbim vjen me gjithe veçorite qe ju do te prisni nga UPS, duke perfshire ndjekje elektronike te plote dhe deshmi te dorezimit. Ju lutem kontaktoni zyren tuaj lokale te UPS per disponueshmeri sherbimi.

49.00 EUR per dorezim do te ngarkohet veç kostos te transportit.

Tarife Pagimi

Klientet jane pergjegjes per pagesen e tatimit dhe taksave. UPS mund te parapaguaje tatimet, taksat dhe detyrime te tjera qeveritare ne emer te paguesit. Nje tarife do te ngarkohet bazuar mbi vleren e avancuar.

2% e vleres te avancuar ose 12.50 EUR per dergese, cilado qe eshte me e madhe.

Kthimet UPS Plus

Kthimet UPS Plus me 1 Tentative

Ju lejon ju te kerkoni nje takim per te mbledhur dergesen per kthimin e menjehershem te nje pakoje. Nje shofer UPS do te beje nje tentative qe te mbledhe pakon e kthyer. Ne qofte se eshte e pamundur qe ta mbledhe pakon, shoferi yne do te lere etiketen per klientin tuaj.

Klienti do ta aplikoje pastaj etiketen ne pako dhe ta marre ate ne nje vendodhje UPS ose te kontaktoje UPS per nje takim per te mbledhur dergesen. Per disponueshmeri sherbimi ju lutemi shihni shenimet poshte.

4.50 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Kthimet UPS Plus me 3 Tentativa

Ju lejon ju te kerkoni nje takim per te mbledhur dergesen per kthimin e menjehershem te nje pakoje. Nje shofer UPS do te tentoje qe te mbledhe pakon tuaj per tre dite biznesi te njepasnjeshme, Ne qofte se, gjate tentatives te trete, shoferi eshte ende i pasukseshem ne mbledhjen e dergeses, etiketa do t’i kthehet UPS dhe juve ju duhet te ripplotesoni kerkesen e sherbimit. Per disponueshmeri sherbimi ju lutem shihni shenimet me poshte.

6.00 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Kthimet UPS1

UPS Printon dhe Poston Etiketen e Kthimit

UPS printon dhe poston etiketat e kthimit tek klienti juaj. Kjo eshte e pershtatshme per nje shumellojshmeri rrethanash si kthime produktesh. Menjehere pas aplikimit, klienti juaj mund te caktoje nje takim per te mbledhur dergesen me UPS. Per disponueshmeri sherbimi ju lutem shihni shenimet me poshte.

3.25 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Etiketa e Kthimit UPS e Printuar

Ju jep mundesi ju qe te krijoni nje etikete dhe ta perfshini ate ne nje dergese te drejtuar per jashte ne mbi 100 shtete ne gjithe boten. Ju mund te shperndani gjithashtu etiketat veças pasi dergesa juaj eshte derguar. Klientet pastaj thjesht aplikojne etiketen ne pakon e tyre dhe rregullojne nje takim per te mbledhur dergesen me UPS. Per disponueshmeri sherbimi ju lutem merrni ne telefon zyren tuaj lokale te UPS ose vizitoni www.ups.com

Pa pagese perveç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Etiketa e Kthimit UPS Elektronike

Ju lejon ju te dergoni me e-mail nje etikete kthimi tek klientet ne mbi 100 shtete ne gjithe boten. Klienti juaj atehere mund te printoje etiketen e kthimit dhe nje fature perpara se te rregulloje nje takim per te mbledhur dergesen me UPS. Per disponueshmeri sherbimi ju lutem merrni ne telefon zyren tuaj lokale te UPS ose vizitoni www.ups.com

1.10 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Kontrolli i Importit UPS2

Etikete e Printuar

Krijo etiketa transporti dhe fatura tregtare per eksportuesit tuaj, duke ju lejuar ju efektivisht te specifikoni karakteristika sherbimi dhe transportimi UPS dhe te merrni kontrollin e kostove dhe te kohezgjatjes

Pa pagese perveç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Etikete Elektronike

Krijo etiketa transporti dhe fatura tregtare dixhitale, gjithe te cilat mund t’ju dergohen me e-mail lehtesisht eksportuesve tuaj.

1.10 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Printon dhe Poston Etiketen

UPS do te krijoje dhe postoje etiketa transporti dhe fatura tregtare tek eksportuesit tuaj.

3.25 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Kthimet UPS Plus me 1 Tentative

Dergo etiketa transporti dhe fatura tregtare tek UPS, e cila pastaj do te beje nje tentative qe te mbledhe pakon. Ne qofte se eshte e pamundur qe te mbledhe pakon, shoferi yne do te lere dokumentet per eksportuesin tuaj.

4.50 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Kthimet UPS Plus me 3 Tentativa

Dergo etiketa transporti dhe fatura tregtare tek UPS, e cila pastaj do te beje tre tentativa qe te mbledhe pakon. Ne qofte se shoferi yne eshte i pamundur qe te mbledhe pakon pas tentatives te trete, dokumentet do t’i kthehen UPS dhe ju duhet te riplotesoni kerkesen e sherbimit.

6.00 EUR per pako veç kostove te pershtatshme te transportimit te kthimit.

Shenime

Te gjitha pagesat per sherbimet tona shtese dhe jo te detyrueshme jane treguar perjashtuese ndaj taksave. Ku eshte e aplikueshme VAT do te jete e ngarkuar ne vleren standarte.

1 Per dergesa kthimi brenda vendit, i gjithe procesi i kthimit mund te trajtohet vetem me etiketen e kthimit. Nuk ka asnje kontrate me palen kthyese.

Dergesa ne ose nga shtete jashte EU kerkojne te dyja nje etikete kthimi dhe nje fature tregtare me qellim qe dergesa te kaloje lehtesisht permes doganave. Rregullat dhe kerkesat per dokumentacion per mallrat individuale ndryshojne nga shteti ne shtet. Eshte thelbesore qe te rishikohen kushtet e dokumentacionit specifik te mallrave per te dy, shtetin e origjines dhe shtetin e destinacionit. Duke u mbeshtetur mbi mallin dhe perdorimin e tij, mund te kerkohen liçensim dhe shenime te veçanta per dokumentacionin shoqerues.

Ne qofte se dergesa nderkombetare eshte kthyer ne nje shtet tjeter se atje ku pala kerkuese banon, nje kontarte klienti do te kerkohet.

Te gjitha Kthimet e UPS jane subjekt ndaj Kushteve te Ngarkeses.

2 Kontrolli i Importit UPS eshte i disponueshem si nje opsion mbi sistemet e transportit UPS. Ju lutem kontaktoni perfaqesuesin tuaj lokal per me shume informacion.

Shqiperia Sherbime jo te detyrueshme dhe shtese

Çfare kosto shtese mund t’i aplikohen dergeses tuaj?

Çmimi Pershkrimi Tarifa

Shtesa e çmimit te karburantit

Ne rastin e nje ndryshimi ne çmimet e karburantit, UPS mund te shtoje ose modifikoje nje shtese çmimi mbi tarifat me nje vlere qe ne menyre te arsyeshme konsideron qe te reflektoje rritjen qe rrjedh logjikisht ne koston e saj te drejtperdrejte te operimit.

UPS perdor nje shtese çmimi te bazuar ne indeks te bazuar ne Çmimet e Karburantit Reaktiv te Roterdamit te raportuara nga Departamenti Amerikan i Energjise per muajin qe eshte dy muaj perpara rregullimit.

Ndryshimi aplikohet ndaj ngarkesave te transportit dhe sherbimeve pasuese shtese:

Shperndarja te Shtunen

Shtesa e Çmimit per Pako te Medha

Shtesa e çmimit eshte rregulluar çdo muaj. Ndryshime ne shtesen e çmimit do te jene ne fuqi te Henen e pare te çdo muaji. Detajet me te fundit ne lidhje me çdo shtese te çmimit te karburantit te aplikueshme jane te dizponueshme ne www.ups.com .

Sherbimi i Shperndarjes dhe Mbledhjes ne Zona te Perhapura dhe te Largeta

UPS do te aplikoje nje shtese çmimi per çdo mbledhje dergese ose shperndarje ne zona te konsideruara nje zgjerim i zonave te sherbimit UPS normal. Duke u varur mbi lehtesine e mundesise hyrese, keto vende te paraqitura jane klasifikuar si nje zone e perhapur ose nje zone e larget.

Per informacion nese kjo pagese aplikohet ne nje vendodhje specifike, ju lutem referojuni www.ups.com ose merrni ne telefon zyren tuja lokale te UPS.

Per sherbim ne nje zone te perhapur, vlerat pasuese do te shtohen tek detyrimet e transportit: 0.37 EUR per kilogram ose nje minimum i 18.65 EUR per dergesa internacionale, cilado eshte me e madhe.

Per sherbime ne nje zone te larget, nje sasi prej 0.47 EUR per kilogram ose nje minimum i 23.40 EUR per dergese, cilado qe eshte me e madhe, do te shtohet tek detyrimet e transportit.

Korrigjimi i Adreses.

Ne qofte se nje gabim eshte bere ne adrese dhe adresa korrekte eshte brenda te njejtit shtet destinacioni, UPS do beje çdo perpjekje te arsyeshme qe te gjeje adresen e sakte dhe shperndaje dergesen.

5.50 EUR per dergese do te faturohet ndaj derguesit te mallit veç kostove te transportit.

Trajtimi i Veçante i Dergesave te Pashperndara

Per dergesa te brendshme, kur UPS ka marre masa duke u perpjekur te shperndaje dergesen por ka qene e pasukseshme, UPS do te ktheje ne menyre automatike dergesen me sherbimin tone UPS Express Saver (ku eshte e aplikueshme). Paguesi i detyrimeve origjinale do te paguaje gjithashtu detyrimet e kthimit. Pagesat e transportit dhe karburantit do te aplikohen per kthimin.

Kosto te transportimit te kthimit te aplikueshme

4.50 EUR per dergese te padorezuar do te ngarkohet veç kostove te transportit.

Trajtimi i Veçante i Dergesave te Pashperndara

Per dergesa nderkombetare, kur UPS ka marre masa duke u perpjekur te shperndaje dergesen por ka qene e pasukseshme, UPS do te kontaktoje derguesin e mallit dhe te kryeje dergesen sipas udhezimeve. Kostojae transportit dhe nje shtese çmimi do t’i ngarkohet derguesit te mallit per shqyrtimin e çdo dergese te tilte te padorezuar.

Pala Marrese/e Trete Refuzon te Paguaje

Kjo pagese aplikohet kur derguesi zgjedh marresin ose nje pale te trete qe te paguaje tarifat e transportit dhe pala e faturuar refuzon te paguaje.

8.50 EUR prer dergese do t’i ngarkohet derguesit te mallit veç detyrimeve te transportit dhe shumave te tjera per t’u paguar kur ndodh mospagesa.

Konvertimi valutor

Detyrimet tek nje llogari e paguesit ne nje shtet te huaj do te kembehen me valuten e paguesit duke perdorur nje kurs kembimi javor te siguruar permes bankave te medha qendrore.

Veç kesaj, nje tarife kembimi e barabarte me 0.75% te sasise te kembyer do te aplikohet.

Detyrim Tatimi dhe Takse te Paguar nga Kompania e Transportit

Per dergesa ku paguesi i tatimeve dhe taksave nuk ndodhet ne shtetin e destinacionit.

12.50 EUR do t’i faturohet pales e cila paguan detyrimet e transportit.

Pagesa Dorezimi Shtese

Dorezim shtese kerkohet, dhe Pagesa e Dorezimit Shtese aplikohet, per vijueset:

Çdo artikull qe eshte ambalazhuar ne nje kontenier transporti te jashtem i bere prej metali ose druri

•Çdo send cilindrik, si nje fuçi, daulle, kove, ose gome, qe nuk eshte ambalazhuar plotesisht ne nje kontenier transporti kartoni te zhubrosur.

•Çdo pako me anen me te gjate qe kalon 150 cm ose anen e saj te dyte me te gjate qe kalon 75 cm.

•Çdo pako me peshe aktuale me te madhe se 32 kg

•Çdo pako ne nje dergese ku pesha mesatare eshte me e madhe se 32 kg dhe pesha per çdo pako nuk eshte specifikuar mbi dokumentin e origjines ose sherbimin e transportit te automatizuar UPS.

UPS gjithashtu rezervon te drejten qe te vleresoje Pagesen e Dorezimit Shtese per çdo pako qe, ne lirine e veprimit te vete UPS, kerkon dorezim te veçante. Detyrimi i Dorezimit Shtese nuk do te vleresohet kur eshte aplikuar nje Shtese Çmimi Pakoje te Madhe

1.50 EUR per pako do te faturohet veç kostove te transportit.

Shtesa e Çmimit e Pakos te Madhe

Nje pako eshte konsideruar “Pako e Madhe’ kur gjatesia e saj plus perimetrin [perimetri = (2 gjeresine) + (2lartesine)] e kombinuar kalon 330 cm, por nuk kalon permasen maksimale UPS te 419 cm. Pakot e Medha jane subjekt i nje peshe minimale te faturueshme prej 40 kg . Veç kesaj, Shtesa e Çmimit te Pakos se Madhe do te aplikohet.

35.00 EUR per pako do te faturohet veç kostove te transportit.

Limitet Mbi Maksimum

Pakot me nje peshe aktuale me shume se 70 kg, ose qe kalon 270 cm ne gjatesi, ose kalon nje total te 419 cm ne gjatesi dhe perimeter te kombinuar [perimetri = (2 gjeresine) + (2lartesine)] nuk jane pranuar per transportim. Ne qofte se jane gjetur ne sistemin e pakove te vogla UPS, ato jane subjekt ndaj nje pagese shtese. Pakot qe kalojne 419 cm ne gjatesi dhe perimeter te kombinuar jane gjithashtu subjekt i Shteses te Çmimit te Pakos se Madhe.

35 EUR per pako do te faturohet veç kostove te transportit.

Shenime

Gjithe pagesat per sherbimet tona shtese dhe jo te detyrueshme jane treguar perjashtuese prej taksave. Ku eshte e aplikueshme, VAT do te jete e ngarkuar ne vleren standarte.

Termat & Kushtet e Transportimit UPS

Ky eshte versioni aktual sipas dites te publikimit te ketij Udhezuesi. Versioni me i fundit, i cili do te jete gjithmone ai i aplikuar per dergesat e reja, mund te gjendet ne www.ups.com ose sigurohet nga nje Zyre UPS.

1. Hyrje

A. Keto kushte ekspozojne bazen mbi te cilat UPS do te transportoje pakot, dokumentet dhe zarfet (“pako”) dhe mallrat e ngarkuar ne palete (“paleta”, paleta dhe pako jane se bashku “dergesa”). Keto kushte jane shtuar nga Sherbimi aktual i UPS i aplikueshem dhe Udhezuesit e Tarifave. Ato permbajne detaje te rendesishme rreth sherbimit te UPS qe derguesi duhet t’i lexoje dhe te cilat formojne pjese te marreveshjes ndermjet UPS dhe derguesit.

B. Kushti “UPS” do te kete parasysh, qe kontrata e derguesit do te jete me kontraktuesin e sherbimit te autorizuar UPS, ose me entitetin UPS ne qofte se ekziston, ne shtetin ku dergesa eshte paraqitur per transportim, e cila mund te kontaktohet c/o 5 Avenue Ariane, 1200 Brussels, Belgium (ndonese kjo nuk duhet te merret ne vetvete si te zgjedhesh satusin e te qenit resident i perhershem ne nje juridiksion te caktuar ose te akordosh jurisdiksion ne çdo gjykate). Ajo kompani do te jete gjithashtu mbartesjae pare e mallrave per synimet e Konventes te referuar ne paragrafin C.

C. Ku transportimi nga ajri perfshin nje destinacion perfundimtar ose ndalim jashte shtetit te origjines Konventa e Varshaves mund te aplikohet . Konventa e Varshaves drejton dhe ne shumicen e rastve kufizon pergjegjesine e agjencise te transportit perkundrejt humbjes , demtimit ose voneses te ngarkeses. (Per arsye te ketyre kushteve fraza “Konventa e Varshaves” do te thote (i) Konventa per Bashkimin e Regullave Te Caktuara te Lidhura me Transportimin Nderkombetar nga Ajri e nenshkruar ne Varshave ne 12 Tetor 1929 ose (ii) ajo Konvente siç eshte permiresuar ose plotesuar nga çdo protokoll ose konvente plotesuese ose (iii) Konventa e Montrealit 1999, cilado qe eshte e aplikueshme). Pavaresisht nga çdo nen ne te kundert, transportimi nderkombetar nga rruga mund te jete subjekt ndaj masave te Konventes mbi Kontraten per Transportimin Nderkombetar te Mallrave nga Rruga e nenshkruar ne Gjeneve ne 19 Maj1956 (“Konventa CMR”).

D. Nje dergese mund te mbartet permes çfaredo vend ndalimi te ndermjetem qe UPS e mendon te pershtatshem. UPS mund te marre ne pune nen-kontraktues qe te kryejne sherbime dhe kontrata, te dyja ne interes te vetes dhe ne interes te sherbyesve, agjenteve dhe nen-kontraktuesve te saj, çdo prej te cileve duhet te kete perfitim prej ketyre kushteve.

E. Brenda ketyre kushteve, “Waybill” do te thote nje shenim fature shoqeruese malli/fletengarkese te vetme UPS ose shenime te regjistruara perkundrejt te njejtes dite, adrese dhe nivel sherbimi mbi nje dokument mbartjeje. Te gjitha pakot ose paletat te mbuluara ne nje Waybill duhet te konsiderohen nje dergese e vetme

2. Shtrirja e Sherbimit

Perveç kur sherbime te veçanta jane pranuar, sherbimi i siguruar nga UPS eshte i kufizuar ndaj mbartjes, transportit, zhdoganimit ku eshtte i aplikueshem dhe shperndarjes se dergeses. Derguesi pranon qe dergesa do te jete bashkuar me ato te derguesve te tjere per transport dhe qe UPS mund te mos monitoroje levizjen e drejtuar per brenda dhe jashte te dergesave individuale ne gjithe qendrat e dorezimit.

UPS nuk eshte nje transportues i zakonshem dhe ruan te drejtat ne liri te plote te veprimit qe te refuzoje transportin e çdo dergese te ofruar asaj per transportim.

3. Kushtet e transportimit

Kjo pjese ekspozon kufizimet dhe kushtet te cilat aplikohen tek transportimi i dergesave nga UPS, Ajo gjithashtu shpjegon çfare jane pasojat e derguesit qe paraqet dergesa per transportim te cilat nuk plotesojne keto kerkesa.

3.1 Kufizimet dhe Kushtet e Sherbimit

Dergesat duhet te perputhen me kufizimet ne paragrafet (i) deri (iv) poshte

(i) Pakot nuk duhet te peshojne me shume se 41.5 kilograme (ose 70 paund) ose 70 kilogram (ose 150 paund) (varur nga shteti ku dergesa i eshte paraqitur UPS per transportim dhe shteti i destinacionit, siç eshte specifikuar ne Udhezuesit) ose te kaloje 270 centimetra ose (108 inç) ne gjatesi ose nje total prej 419 centimetra (ose 165 inç) ne gjatesi dhe perimeter te kombinuar. Paletat jane subjekt i limiteve ne mase dhe peshe maksimale qe variojne nga origjinadhe destinacioni dhe qe jane ekspozuar ne www.ups.com.

(ii) Vlera e çdo pakoje mund te mos kaloje valuten lokale te barazvlershme me 50,000 USD. Veç kesaj vlera e çdo stolie te çmuar dhe ore, perveç stolie te çmuar kostumi ose ore kostumi, ne nje pako nuk do te kaloje valuten lokale te barazvlershme me 500 USD. Vlera e çdo palete mund te mos kaloje valuten lokale te barazvlershme me 100,000 USD.

(iii) Dergesat nuk duhet te mbajne secilin prej artikujve te ndaluar te renditur ne Udhezues duke perfshire (por jo e kufizuar me) artikujt e nje vlere te pazakonte ( si vepra arti, antika, gure te çmuar, stampa, sende unike, ar ose argjend), para ose instrumente te tregtueshem (si çeqe, deftesa shkembimi valutor, bono thesari, libreza kursimi, karta krediti te parapaguara, vertetime aksioni ose letra me vlere te tjera), arme zjarri dhe mallra te rrezikshme.

(iv) Dergesat nuk duhet te mbajne mallra te cilat mund te rrezikojne jeten e njerezve ose te kafsheve ose çdo lloj transporti, ose te cilat ndryshe mund te prishin ose demtojne mallra te tjera qe jane duke u transportuar nga UPS, ose dergesat, eksporti ose importi i te cilave eshte ndaluar nga ligj i zbatueshem.

(v) Paletat duhet te jene te ngarkuara me mallra, te gatshme per tu grumbulluar, ne gjendje per tu ngritur me pirun, dhe te mbuluara me plastike ose te lidhura ne nje platforme ngarkese.

Derguesi do te jete i pergjegjshem per saktesine dhe teresine e imtesive te futura ne Waybill dhe per te siguruar qe gjithe dergesat ekspozojne detaje kontakti te pershtatshme per derguesin dhe marresin e dergeses dhe qe ato jane ne kete menyre paketuar, shenuar dhe etiketuar, permbajta e tyre ne kete menyre pershkruar dhe klasifikuar dhe jane shoqeruar me dokumentacion te tille qe mund (ne çdo rast) te jete i nevojshem qe t’i beje ato te pershtatshme per transportim dhe te pajtohet me kerkesat e Udhezuesve dhe ligjit te zbatueshem. Veç nese nje nivel sherbimi i ndryshem eshte zgjedhur qartesish ne Waybill dhe ne dokumente transporti te tjera te aplikueshme UPS, dergesat do te transportohen nen sherbimin Ekspres (ose Transporti i Malllrave Ekspres) (ku eshte e disponueshme ne destinacionin e zgjedhur) dhe gjithe pagesat e aplikueshme do te llogariten ne perputhje me rrethanat.

Derguesi garanton qe gjithe dergesat e paraqitura per transportim nen keto kushte pajtohen me kufizimet ne paragrafet (i) deri (v) siper dhe kane qene pergatitur ne kushte paraprake te sigurta, nga ai (ne rastin e nje derguesi individual) ose nga staf i besuesshem i punesuar nga ai ose (ndryshe) nga pala qe i ofron dergesen UPS dhe kane qene mbrojtur ndaj nderhyrjeve te paautorizuara gjate pergatitjes, ruajtjes dhe transportimit te tyre tek UPS. UPS mbeshtetet mbi kete garanci per te paranuar çdo dergese per transportim siç sigurohet per nenkushtet e ketij dokumenti. Gjithe dergesat e tjera jane perjashtuar nga transporti.

3.2 Mallra qe prishen ose te ndjeshem ndaj temperatures do te transportohen me kusht qe derguesi pranon qe kjo eshte ne rrezik te tij. UPS nuk siguron dorezim te veçante per dergesa te tilla.

3.3 Refuzimi dhe Pezullimi i Ngarkeses

(i) Ne qofte se vjen ne vemendje te UPS qe ndonje dergese nuk ploteson çdo nga kufizimet ose kushtet e mesiperme ose qe ndonje sasi COD e shpallur ne nje Waybill COD kalon kufijte e specifikuar ne paragrafi 8, UPS mund te refuzoje qe te transportoje dergesen ne fjale (ose çdo pjese ne fjale te saj) dhe, ne qofte se transporti eshte ne progres, UPS mund te nderprese transportimin dhe te mbaje dergesen (ose çdo pjese ne fjale prej saj) me kerkesen e derguesit.

(ii) UPS gjithashtu mund te nderprese transportimin ne qofte se nuk mund te kryeje shperndarjen, ne qofte se marresi refuzon te pranoje shpperndarjen, ne qofte se eshte i pamundur qe te kryeje shperndarjem per shkak te nje adrese jo te sakte (duke bere gjithe çeshte e mundur per te gjetur adresen e sakte) ose per shkak se adresa e sakte eshte gjetur te jete ne nje shtet tjeter nga ajo e vendosur mbi dergese ose Waybill, ose ne qofte se ajo nuk mund mbledhe sasine e parave perkatese nga marresi ne shperndarje.

(iii) Ku UPS ka te drejte te nderprese transportimin e dergeses (ose pjese ne fjale te saj) ajo gjithashtu ka te drejte ta ktheje ate tek derguesi sipas deshirave te saj.

3.4 Derguesi do te jete pergjegjes per kostot dhe shpenzimet e arsyeshme te UPS (duke perfshire ruajtjen), per humbje, taksa dhe detyrime doganore te tilla qe UPS mund te vuaje dhe per te gjitha pretendimet e bera kunder UPS per shkak se nje dergese nuk ploteson çdo prej kufizimeve, kushteve ose pasqyrimeve ne paragrafin 3.1 me siper ose per shkak te çdo refuzimi ose pezullimi te ngarkeses ose kthimi te nje dergese (ose pjese ne fjale te saj) nga UPS e cila eshte lejuar nga ky paragraf 3. Ne rastin e kthimit te nje pakoje ose dergese, derguesi do te jete gjithashtu pergjegjes per te paguar pagesat e aplikueshme te llogaritura sipas vlerave tregtare aktuale te UPS.

3.5 Ne qofte se derguesi ofron tek UPS nje dergese e cila nuk arrin te pajtohet me çdo kufizim ose kusht ne paragrafin 3.1 me siper pa miratimin e shkruar ekspres te UPS, ajo nuk do te paguaje humbjet ne çdo menyre qe del te cilen derguesi mund te vuaje ne lidhje me transportimin nga UPS te nje dergese te tille (pavaresisht nese deshtimi per pajtim ka shkaktuar ose kontribuar tek humbja dhe pavaresisht nga çdo pakujdesi, prisni nje sjellje te keqe me paramendim te UPS ose çdo pakujdesi, duke perfshire sjellje te keqe me paramendim, te punonjesve, kontraktuesve ose perfaqesueve te saj) dhe, ne qofte se UPS nuk pezullon transportimin per nje arsye te lejuar nga keto kushte, derguesi nuk do te kete te drejte per ndonje kompensim mbi pagesat e transportimit qe ai ka paguar. UPS mund te kete nje pretendim ne lidhje me mospajtim te tille.

3.6 Ne qofte se, pasi keni nderprere transportimin e nje dergese (ose pjese ne fjale te saj) sipas ketyre masave, UPS eshte e paafte brenda nje kohe te arsyeshme te siguroje instruksionet e derguesit mbi gatishmerine e saj ose te identifikoje derguesin ose çdo person tjeter qe ka te drejten e mallrave (duke hapur ne qofte se eshte e nevojshme dergesen), UPS do te kete te drejte te shkatroje ose shese dergesen (ose pjese ne fjale te saj), me lirine e saj te plote te veprimit. Te ardhurat e çdo shitjeje te tille do te aplikohen se pari ne çdo pagese, kosto ose shpenzim (duke perfshire interesin) te papaguara ne lidhje me transportin ose perndryshe nga derguesi qe ka lidhje me te. Çdo shume per t’u paguar do te mbahet tek mandati i pageses i derguesit.

3.7 UPS reservon te drejten, por nuk eshte e detyruar, te hape dhe inspektoje ose skanoje me ane te rrezeve-x çdo dergese te ofruar tek ajo per transport ne çdo kohe.

4. Zhdoganimi

Kur nje dergese kerkon zhdoganim, eshte pergjegjesia e derguesit qe te siguroje dokumentacion te plote dhe te sakte per pikesnymin por UPS do te veproje veç nese eshte e udhezuar ndryshe si agjenti i derguesit ne te siguruarit e zhdoganimit. Nese, ne rastin e dergesave pikat e dergimit dhe destinacionit te te cilave jane te dyja brenda te njejtes zone doganore, UPS do te kryeje zhdoganim vetem ne qofte udhezohet te veproje keshtu. Derguesi gjithashtu bie dakord qe UPS mund te konsiderohet si te jete marresi i dergeses per qellimin e vetem te te emeruarit te nje nepunesi dogane qe te kryeje çdo zhdoganim.

5. Pagesa

5.1 Vlerat e transportimit dhe sherbimeve te tjera jane ekspozuar ne Udhezuesit dhe veç nese paguhen perpara transportit, te gjitha pagesat duhet te paguhen brenda 7 ditesh prej marrjes te fatures ose brenda nje periudhe tjeter te tille sikurse derguesi mund te kete rene dakord me shkrim me UPS. UPS mund te verifikoje peshen aktuale dhe/ose dimensionale te dergesave dhe, ne qofte se eshte me e madhe se pesha e deklaruar, do te faturoje mbi keto baza. Veç nese eshte provuar ndryshe, nje fature do te konsiderohet per kete qellim qe te jete marre tre dite biznesi duke pasuar diten e faturimit.

5.2 Ne qofte se a) UPS eshte kerkuar te paguaje ndonje takse, tatim ose detyrim ne interes te derguesit, marresit ose nje pale te trete, b) opsioni i faturimit i zgjedhur tregon qe marresi ose nje pale e trete do te paguaje çdo pagese ose (c) çdo taksa, tatime, gjoba, pagesa ose shpenzime jane imponuar ose shkaktuar si nje rezultat i ndonje veprimi nga autoritete doganore ose çdo deshtim ngaderguesi ose marresi qe te siguroje dokumentacion te sakte ose çdo leje ose autorizime te kerkuara ne lidhje me transportin, atehere ne çdo rast (pa paragjykim ndaj detyrimit kontraktual te derguesit per pagese) marresi ose ku eshte e aplikueshme, pala e trete, do te faturohet nga UPS per pagese. Ne qofte se vlera ne fjale nuk paguhet menjehere ndaj UPS plotesisht nga nje pale e tille, nje vlere e tille do te jete e pagueshme nga derguesi ne kerkesen e pare te shkruar. UPS nuk do te jete e detyruar te leshoje veçmas nje kerkese kunder marresit ose çfaredo pale te trete per pagese, ndersa derguesi merr persiper te jete pergjegjes bashke me nje pale te trete te tille. Ne rast dyshimi, barra e te siguruarit qe vlera ka qene paguar bie mbi derguesin.

5.3 Çdo shume e pagueshme ndaj UPS te ciles i ka kaluar afati do te mbarte interes me nje vlere 2% mbi normen e huadhenies te pranuar ndermjet bankave gjate nates te aplikueshem ne daten e caktuar ne shtetin ku pakoja eshte paraqitur tek UPS per transportim nga dita e caktuar tek dita qe UPS merr pagesen qofte perpara ose pas gjykimit. Veç kesaj, UPS rezervon te drejten te ngarkoje nje shperblim administrativ pagese te vone deri ne nje maksimum te valutes lokale te barabarte me 15 EUR per fature.

5.4 Ne qofte se cilado shume nuk eshte paguar nga derguesi, marresi ose nje pale tjeter nen keto kushte, UPS mund te mbaje çdo dergese qe eshte duke transportuar (ose pjese prej saj) derisa ajo merr pagese te plote ose mund t’i shese ato dhe te perdore te ardhurat qe te plotesoje borxhin ndaj saj sipas ligjeve lokale. Çdo shume e papaguar do te mbetet per t’u paguar.

5.5 Çmimet e UPS per transportim te ekspozuara ne Udhezues jane llogaritur vetem per transportimin e dergesave te cilat nuk kalojne ne vlere sasine e ekzpozuar ne paragrafin 3.1 (ii) (ose vlere tjeter e aplikueshme, ne qofte se eshte me e ulet). Ne rastin qe UPS behet e vetedijshme qe ka transportuar nje dergese e cila, pa miratimin e shkruar ekspres te UPS, kalon vleren, atehere veç çmimeve dhe pagesave ndryshe te aplikueshme dhe çdo rregullim tjeter nen keto kushte, nje pagese plotesuese transporti e barabarte me 5% te vleres se dergeses shtese nga shuma perkatese e ekspozuar ne paragrafin 3.1(ii) eshte e aplikueshme.

6. Nderprerja e Sherbimit

Ne qofte se UPS eshte e pamundur te filloje ose vazhdoje me transportin e dergeses te derguesit per nje arsye pertej kontrollit te saj, UPS nuk do te prishe marreveshjen e saj me derguesin por UPS do te kryeje gjithe hapat qe jane ne menyre te arsyeshme te praktikueshme ne rrethanat qe te filloje ose vazhdoje transportimin. Shembuj te ngjarjeve pertej kontrollit te UPS jane nderprerja e transportimit nepermjet ajrit ose tokes per shkak te motit te keq, zjarrit, permbytjes, luftes, veprimeve ushtarake, rremujave civile, dekreteve te qeverise ose autoriteteve te tjera (duke perfshire pa kufizim, doganat) dhe konflikte pune ose detyrime qe ndikojne UPS ose nje pale tjeter.

7. Garancia e Kthimit te Pageses

Per sherbime dhe destinacione te caktuara, UPS ofron nje garanci te kthimit te pageses mbi pagesat e transportimit. Detaje te zbatueshmerise, kushteve dhe te shperndarjes korresponduese dhe koha me vone e grumbullimit per sherbimin e pershtatshem dhe destinacionin jane ekspozuar ne Udhezimet dhe ne adresen e internetit (www.ups.com) secila aktuale ne kohen kur mallrat jane pranuar per transport dhe mund te konfirmohet gjithashtu duke kontaktuar zyren e telefonave lokale te derguesit UPS. Per shmangien e dyshimit, pergjegjesia e UPS nen garancine e kthimit te pageses eshte kufizuar ndaj çeshtjeve te mesiperme dhe garancia ndryshe nuk perben çfaredo forme te marreveshjes ose pasqyrim qe dergesa do te arrije ne nje kohe te posaçme.

8. Mblidh ne Dorezim (COD)

Per destinacione dhe sherbime te caktuara siç eshte e keshilluar nga zyra e telefonave lokale UPS, UPS ofron nje sherbim COD mbi pagimin e pagesave shtese siç eshte ekspozuar ne Udhezimet. Ne qofte se derguesi perdor kete sherbim, duke qene i

varur nga kushtet e ekspozuara poshte (duke perfshire ato qe kane lidhje me konvertimin monetar) UPS do te mbledhe ne emer te derguesit vleren COD te shpallur ne Waybill. Ky sherbim nuk eshte i disponueshem per paleta.

Vlera COD duhet te jete specifikuar ne Waybill ose ne EUR ose, ne qofte se ndryshe, valuten e shtetit te destinacionit. Ku cilado nga vlerat COD te specifikuara ne Waybill, te mbledhura nga marresi dhe/ose paguar derguesit jane ne valuta te ndryshme nga njera tjetra, shkembimet do te behen ne kurs te kembimit valutor siç UPS ne menyre te arsyeshme mund te percaktoje.

UPS nuk pranon pergjegjesi per çdo rrezik kembimi valutor.

8.1 COD ne Kesh – Ku UPS eshte udhezuar mbi Waybill sipas direktivave UPS te aplikueshme qe te pranoje vetem kesh, UPS do te mbledhe vetem kesh, ne valuten e shtetit te destinacionit. Ku eshte mbledhur kesh, vlera maksimale e mbledhur ne ate forme ne emer te derguesit do te jete ne valuten lokale te barazvlefshme me 5,000 USD per marres per dite. Pavaresisht nga e meparshmja, vlera e mbledhur ne kesh ne emer te derguesit per dergesa COD (a) ndaj marresve qe kane vendodhjen ne France, mund te mos kaloje 750 EUR per marres per dite dhe (b) ndaj marresve qe kane vendodhjen ne Itali, duhet te jete me pak se 1,000 EUR per marres per dite. Informacion i metejshem mund te aplikohet ne shtete te caktuara here pas here, detaje te kufizimeve te tilla do te ekspozohen ne Udhezimet ose ne adresen e internetit UPS (www.ups.com).

Ne qofte se derguesi specifikon nje vlere COD qe kalon keto limite, UPS do te kete te drejten te pranoje çeqe per te gjithen ose pjese te asaj vlere.

8.2 COD Çek – Ne qofte se Waybill nuk udhezon qartesisht (dhe sipas direktivave te UPS te aplikueshme) UPS qe te pranoje vetem kesh, UPS mund te pranoje pagesa ose ne kesh (qe jane subjekt kufizimesh ne paragrafin 8.1) ose nga çdo lloj çeku i plotesuar ndaj derguesit qe eshte njohur ne shtetin e destinacionit te dergeses. Ku UPS pranon çeqe, vlera maksimale e mbledhshme ne çdo forme nuk duhet te kaloje te barazvlershmen e 50,000 USD per pako (ose vlera te tjera te aplikueshme, ne qofte se jane me te vogla). Ku UPS eshte lejuar te pranoje nje çek, ajo mund te mbledhe nje çek me vlere ose ne EUR ose, ne qofte se ndryshe, valuten lokale te shtetit te destinacionit.

8.3 Pagimi i Vlerave COD te Mbledhura – KU UPS mbledh kesh, UPS do te paguaje tek derguesi vleren e barazvlershme te valutes lokale te shtetit ku dergesa ishte paraqitur per transport. UPS mund te beje pagesa te tilla te vlerave COD me ose transferim telegrafik ndaj çdo llogarie bankare te informuar tek UPS nga derguesi ose duke leshuar nje çek ne favor te derguesit.

Çdo çek ne favor te derguesit, leshuar ose nga UPS siç eshte ekspozuar me siper ose nga marresi dhe mbledhur nga UPS ne vijim te paragrafit 8.2, mund ose te dergohet tek derguesi me poste te rregullt ne rrezikun e derguesit ose dorezohet tek derguesi ose çdo personi tjeter qe del te kete autoritetin qe te pranoje çekun ne emer te derguesit.

8.4 Ne rastin e mosmarrjes nga dereguesi te vleres COD, derguesi duhet te lajmeroje UPS me shkrim brenda 45 ditesh nga dita e shperndarjes te dergeses qe ka te beje me te.

8.5 Derguesi do te demshperbleje UPS per gjithe humbjet, shpenzimet ose çdo pretendim te bera kunder UPS nga marresi ose nje pale e trete, qe lindin ku UPS nuk shperndan nje dergese sepse marresi nuk paguan vleren COD ne formen e pershtatshme ose refuzon te pranoje dergesen.

8.6 Detyrimi i UPS ne lidhje me vleren per tu mbledhur nuk do te kaloje ose vleren maksimale te aplikueshme te mbledhshme ne keto kushte ose vleren COD te treguar ne Waybill, cilado eshte me e vogel. Me tej vlera COD nuk do te kaloje ne çdo rast vleren e mallrave ne destinacionin e tyre plus pagesat e aplikueshme te transportit. Per shmangien e dyshimit, nje vlere COD nuk perben deklarim te nje vlere per qellimet e paragrafit 9.4b ose ndryshe dhe si pasoje nuk do te ndikoje pergjegjesine e UPS per çdo humbje, demtim ose vonese te vete mallrave.

UPS nuk pranon çfaredo pergjegjesi per çdo veprim te pandershem ose mashtrues ne emer te marresit duke perfshire, por jo e limituar nga, paraqitja e nje çeku fallco ose nje qe eshte me vone i papranueshem , ose per çeqe te mbushur jo ne menyre korrekte nga marresi.

9. Pergjegjesia

9.1 Ku Konventa e Varshaves ose CMR ose çdo ligj kombetar qe zbaton ose adopton keto konventa aplikohet (per lehtesi rreferuar si Rregulla Konvente) ose ku (dhe ne shkallen qe) ligje te tjera kombetare te detyrueshme aplikohen, pergjegjesia e UPS eshte drejtuar dhe do te kufizohet ne varesi nga rregulla te aplikueshem,

9.2 Ku Rregullat e Konventes ose ligje te tjera kombetare te detyrueshem nuk aplikohen, UPS do te jete pergjegjese vetem per deshtimin qe te veproje me kujdes dhe aftesi te arsyeshme dhe pergjegjesia e saj do te drejtohet vetem nga keto kushte dhe (me perjashtim te rastit te nje demtimi personal ose vdekjeje) kufizuar ndaj demtimeve te provuara te valutes lokale te barazvlershme me 100 USD per dergese, veç nese nje vlere me e larte ka qene deklaruar nga derguesi nen paragrafin 9.4 poshte.

9.3 Ne qofte se pretenduesi (ose çdo person nga i cili ai perfton te drejten e tij qe te pretendoje) ka shkaktuar ose kontribuar ndaj çdo humbjeje, demtimi ose vonese te nje pakoje ose palete, çdo pergjegjesi qe UPS mund te pesoje ne lidhje nga kjo (e kufizuar si me siper) mund te reduktohet ose asgjesohet sipas ligjit te aplikueshem ndaj nje neglizhence te tille kontribuese.

9.4 Subjekt i kushteve te paragrafit 9.5, derguesi mund te siguroje prerfitimin e nje limiti me te madh pergjegjesie se sa UPS siguron nen paragrafin 9.2 me siper ose mund te sigurohet nga Rregullat e Konventes ose ligje te tjere kombetare te detyrueshem. Derguesi mund te beje keshtu duke deklaruar nje vlere me te larte ne Waybill dhe duke paguar nje vlere shtese siç shpallet ne Udhezimet. Ne qofte se derguesi deklaron nje vlere me te larte per ngarkese dhe paguan pagesen e aplikueshme, atehere pergjegjesia e UPS do te jete e kufizuar ndaj demtimeve te provuara duke mos kaluar shumen e tille te deklaruar. Vlera e mallrave qe kane lidhje nuk do te kaloje ne çdo rast limitet e specifikuara ne paragrafin 3.1(ii).

9.5 Me perjashtim kur Rregullat e Konventes ose ligje kombetare te tjere te detyrueshem kerkojne ndryshe, UPS nuk pranon pergjegjesi per thjesht humbje ekonomike, si kostoja e çdo mjeti alternativ transporti, humbje perfitimi, humbje mundesish biznesi ose humbje te ardhurash duke rezultuar nga humbja e perdorimit, duke rrjedhur nga çdo humbje ose demtim ose vonese e nje dergese (ose pjese prej saj), nese ose jo nje vlere ka qene deklaruar ne lidhje me transportin e lidhur me te nen paragrafin 9.4.

UPS nuk do te jete pergjegjese per çdo demtim ose humbje e platforme ngarkese paketimi ose palete.

10. Shperndarja

UPS mund te shperndaje nje dergese tek marresi te caktuar ne faturen shoqeruese te mallit ose tek çdo person tjeter qe duket te kete autoritet qe te pranoje shperndarjen e dergeses ne emer te marresit (si persona ne te njejtat godina si marresi ose fqinje te marresit). Marresi do te informohet per çdo rregullim alternativ shperndarjeje me ane te nje shenimi te lene ne godinat e tyre. UPS mund te perdore nje pajisje elektronike qe te marre vertetimin e shperndarjes dhe derguesi bie dakord qe nuk do te kundershtoje tek UPS qe te mbeshtetet mbi nje kopje te printuar te saj si evidence thjesht per arsye se informacioni qe ka lidhje eshte siguruar dhe ruajtur ne forme elektronike.

11. Mbrojtja e te dhenave

Derguesi bie dakord qe UPS dhe kompani te tjera ne grupin UPS te kompanive ne gjithe pjeset e botes, duke perfshire kompani ne shtete te cilat mund te mos kene te njejtin nivel te mbrojtjes te te dhenave si shteti ku dergesa eshte paraqitur tek UPS per transport, mund te perdorin çdo te dhene te siguruar nga derguesi tek UPS per qelllimet e bera te ditura, dhe subjekt i Lajmerimit te Privacise UPS te publikuar ne adresen e internetit te UPS ne http://www.ups.com/content/gb/en/resources/ship/terms/privacy.html (ne kete menyre i perfshire nga referenca mbi keto kushte). Derguesi ka te drejta te caktuara sipas ligjit (te ushtrueshme duke kontaktuar UPS) qe te kete te drejte qe te korrigjoje, kundershtoje ndaj perdorimit per marketim te drejtperdrejte, ose fshije te dhena personale te mbajtura nga UPS rreth tij.

12. Procedura – E drejta e Pretendimeve

Te gjitha pretendimet kunder UPS duhet te lajmerohen me shkrim posa eshte e praktikueshme ne menyre te arsyeshme dhe ne çdo rast brenda 14 ditesh te marrjes te mallit ne rastin e demtimit (duke perfshire humbje te pjesshme te nje dergese) dhe ne rastin e vonesave brenda 21 ditesh qe mallrat vendosen ne dispozicion te personit qe ka te drejten e shperndarjes dhe ne rastin e humbjes brenda 60 ditesh qe mallrat i jane besuar UPS per transport. Veç kesaj, gjithe pretendimet kunder UPS ne lidhje me çdo dergese do te parashkruhen dhe mbyllen me skadimin e kohes, veç nese masa ligjore jane nisur dhe nje shenim i shkruar i tyre i eshte dhene UPS brenda tete muajsh pas shperndarjes te mallrave ne fjale ose, ne rastin e mos-shperndarjes, brenda tete muajsh nga data e planifikuar per shperndarje. Ky kusht nuk do te ndikoje çdo te drejte qe derguesi mund te kete nen Rregullat e Konventes ose ligje te tjera kombetare te detyrueshme.

13. Marreveshje te Plota & Dispozita Ligjshmerie Kontrate

Ështe synimi i UPS qe te gjitha kushtet e kontrates ndermjet asaj dhe derguesit jane permbajtur ne kete dokument dhe ne Udhezimet. Ne qofte se derguesi deshiron qe te mbeshtetet mbi çdo variacion te ketyre kushteve, duhet te siguroje qe ai variacion eshte regjistruar me shkrim dhe firmosur nga derguesi dhe ne emer te UPS perpara se dergesa eshte pranuar per transportim nga UPS. Ne qofte se çdo pjese e ketyre kushteve nuk jane te imponueshme, kjo nuk do te ndikoje imponueshmerine e çdo pjese tjeter.

14. Ligji Drejtues

Keto kushte do te drejtohen nga ligjet e shtetit ku dergesa eshte paraqitur tek UPS per transport.